Qeveria kroate i dha miratimin Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e sistemit të mjeteve ajrore të armatosur pa pilot të Türkiyes “Bayraktar TB2”, njoftojnë mediat lokale, transmeton Kosova Post.
Sipas mediave, madhësia financiare e marrëveshjes është 84,6 milionë euro dhe paketa në fjalë përfshin shumë artikuj, si sistemi i mjeteve ajrore pa pilot, si dhe trajnimi në Türkiye.
Ministri kroat i Mbrojtjes Ivan Anusic vlerësoi se blerja e dronit Bayraktar TB2 është urgjente dhe e rëndësishme.