Qeveria e Kosovës i ka dhënë mbështetje Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me rregulloren e re, e cila specifikon se Euroja do të mbetet e vetmja valutë zyrtare në Kosovë, duke përjashtuar dinarin serb me të cilin Serbia i paguan qytetarët serbë në Kosovë.
Një qëndrim të tillë të ekzekutivit e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, një ditë para se rregullorja e re e BQK-së të hyjë në fuqi.