Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar disa projekte kapitale.
Në mesin e tyre janë ndërtimi i stadiumit në Pejë e Ferizaj, renovimi i dy stadiumeve në Prizren dhe Vushtrri si dhe renovimi i Galerisë Kombëtare.
Është miratuar edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.