Klinikës së Onkologjisë së shpejti pritet t’i shtohet edhe një bunker për vendosjen e aparaturës për radioterapi për pacientët më kancer. Për këtë QKUK ka hapur tender në të cilin parashihet të shpenzohen mbi 600 mijë euro. Më funksionalizimin e saj pritet të evitohen listat e pritjes brenda kësaj klinike si dhe pacientet nuk do të kenë nevojë që këtë shërbim ta marrin jashtë vendit.
Këta janë dy bunkerët në të cilët pacientët marrin trajtimin për kancer.
Por së shpejtë një i ngjashëm pritet t’i shtohet klinikës së Onkologjisë.
Një hapësirë nëntokë për vendosjen e Akseleratorit apo aparaturës për radioterapi do të ndërtohet së shpejti.
Për këtë Qendra Klinika Universitare ka shpallur tender ku pritet të shpenzohen 686 mijë euro për ndërtimin e këtij bunkeri.
E nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një përgjigje më shkrim kanë thënë se vendosja e edhe një akseleratori do të avancojë shërbimet në klinikën e onkologjisë.
Por sipas gazetarit të shëndetësisë, Bujar Vitia e rëndësishme është funksionalizmi i aparaturës e cila ka kushtuar miliona euro.
Në tenderin e shpallur parashihet që nga data 3 prill të fillojnë edhe procedurat për ndërtimin e bunkerit për vendosjen e aparaturës për radio terapi.

























