Anlisti politik, Gazmir Raci, ka bërë një intrpretim të pazakontë përkitazi me ndikimin që administrata Trump mund ketë në Qeverinë e Albin Kurtit, shkruan KosovaPost.
Sipas Racit, senimenti i negativ që eksponenti i Trumpit, Grenell, ngjall tek qytetarët mund të bëjë që këta të fundit ta rrisin mbështetjën për Kurtin.
“Nga rezultatet e zgjedhjeve në Amerikë ka fituar Donald Trump dhe Vetëvendosja. Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe me gjasë Grenellit si sekretar i shtetit, vetëm sa do ta rrisë mbështetjen popullore ndaj Albin Kurtit si lider i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nga rezultatet e zgjedhjeve në Amerikë ka fituar Donald Trump dhe Vetëvendosja. Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe me gjasë Grenellit si sekretar i shtetit, vetëm sa do ta rrisë mbështetjen popullore ndaj Albin Kurtit si lider i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 9 shkurtit. Arsyet besoj që i dimë të gjithë. Albin Kurtit tash vetëm i mbetet që ta kapitalizojë preferencën që Trump ka për liderë të fuqishëm e me mbështetje të madhe popullore. E kjo është zeje në vete.