Opinionisti Gazmir Raci, vlerëson se Serbia duhet të anulojë projektligjet e miratuara lidhur me Kosovën, ku ndër to ishte krijimi i një gjykate për “ndjekje penale e të gjithë atyre që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.
Sipas tij Serbia duhet të sanksionohet, pasi siç thotë ai për të “kuptuar pasojat”.
“Serbia duhet të anulojë projektligjet për Kosovën, pasi ato shkelin Marrëveshjet e Brukselit dhe Planin Franko-Gjerman, duke penguar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Ajo meriton sanksione të ashpra për të kuptuar pasojat”, shkruan në postimin e opinionistit.
Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një projektligj për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
Miratimi i këtij legjislacioni ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të shtatorit, duke thënë se një prokurori speciale dhe një trup gjykues special “do t’i ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë