Kryetari i Lëvizjes Qytetare ”Odgovor”, Boban Bogdanoviq, po thotë se Goran Rakiq është rrahur për borxhe financiare ndaj terroristit, Milan Radojiçiq.
Siç bën të ditur Bogdanoviq, këtë ia kanë njoftuar shokët e tij, të cilët shton se i kanë pohuar se rrahja e Rakiqit, ndodhi nga kolegët e tij të organizatës terroriste ”Brigada e Veriut”, transmeton kk.
”Mbrëmë shokët e mi nga Mitrovica më kanë njoftuar se llumi Goran Rakiq, është rrahur nga kolegët e tij të organizatës terroriste “Brigada e Veriut”. Borxhet e tij financiare ndaj terroristit Radojiçiq janë të mëdha! Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund!”