Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova nuk gjen askund një mik më të mirë se presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Pas kësaj vizite, presidenti do të niset në Beograd. E sjell këtë në vëmendje për një fakt historik. Kur Erdogani ka qenë kryeministër, Turqia e ka njohur e para Kosovën. Ka qenë një njohje në kohë reale, në sinkron me parlamentin e Kosovës. Një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe presidenti, republika e Kosovës nuk e gjen dot asgjëkund.”, ka dekalruar Rama në konferencë të përbashkët për media me presidentin Erdogan.
Rama gjithashtu ka theksuar se me presidentin Erdogan kanë ndarë shqetësimin se situata mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmirësohet dhe se dialogu duhet të përparojë.