Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për drekën që sot e zhvilloi bashkë me liderët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Evropian, me ftesë të presidentes Ursula von der Leyen, përcjell KosovaPost.
Rama tha se Shqipëria është rrugës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Fillim i ri drejt Evropës 2030 me Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ka thënë Rama në Facebook.
Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.