Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur fillimin e instalimit të ashensorëve nëpër banesa kolektive, përcjell KosovaPost.
Ai njoftoi se këtë vit kanë instalaur katër ashenorë, ndërsa shtoi se ky proces do të vazhdojë tutje.
“Po i shqyrtojmë kërkesat që kanë ardhur nga viti 2016, dhe me prioritet po instalojmë dhe investojmë në ashensorët e banesave kolektive. Vetëm këtë vit, kemi instaluar 4 të tillë dhe deri në fund të vitet do të instalojmë edhe 4 të tjerë”, ka shkruar Rama.