Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një fotografi të tijën dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një postim në Facebook, ai shkroi se fotografia në fjalë ishte shkrepur para takimit me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.
“Selia e BE, New York – Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë evropiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Rama.