Avokati Tomë Gashi në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me rastin e Astrit Deharit.
Ai këtë e ka konsideruar si një rast të dhimbshëm, duke thënë se është vrarë për arsye 100 për qind politike.
“Duhet të themi që në prizmin tim ky është rasti më i dhimbshëm që ka ndodhur pas luftës në Kosovë, pas përfundimit të luftës, është vrarë një djalë i ri në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, arsyet kanë qenë 100 për qind politike”.
“Deri më tani i kemi pasur katër prokurorë të cilët e kanë pasur rastin, që e kanë bartur prej Prizrenit në Prishtinë, prej Prokurorisë Themelore në Prizren, në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. Disa prej tyre e kanë mbajtur rastin me vite të tëra”, është shprehur ai.