Konferenca e kësaj jave dhe paralajmërimet për vonesën tej mase të gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka mobilizuar edhe gjyqtarët e Gjykatës Speciale në Hagë.
Të mërkurën, kryegjyqtari Charles Smith, ka lëshuar disa urdhra lidhur me dëshmitarët, shpalosjen e provave, në mënyrë që gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së të jetë i shpejtë.
Në mesin e urdhrave më të rëndësishëm, është ai ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar që të ofrojë një plan me detaje për të gjitha provat që synon t’i publikojë deri më 1 prill 2025. Ky është afati që prokuroria e ka dhënë për mbylljen e rastit ndaj liderëve të UÇK-së. “Së fundi, në përputhje me sugjerimin që bëri mbrojtja e Thaçit, trupi gjykues urdhëron ZPS-në të na japi një planifikim të hollësishëm se si planifikon t’i paraqesin provat deri më 1 prill 2025. Ky plan duhet t’i jepet trupit gjykues, jo më vonë se 21 qershori 2024. Kjo duhet të përfshijë: dëshmitarët që kërkon të thërrasë gjatë kësaj periudhe kohore dhe rendin, orët që mendon se nevojiten për pyetje Prokurorisë, cilët dëshmitarë do të jenë sipas rregullës 153, dhe cilët sipas rregullit 154, cilët dëshmitarë të mbetur do të përdoren sipas rregullës 155 për periudhën e mbetur, gjashtë çdo mocion jogojor që do të dorëzohet, cilët prej dëshmitarëve do të jenë me video-lidhje, dhe të artikulojë çdo faktor në zbatimin e planifikimit të propozuar”, ka thënë Smith.
Procesi gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, ka filluar në prill të vitit 2023, ndërsa ata janë duke u mbajtur në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.