Edon Zhegrova, ka reaguar pas përjashtimit nga grumbullimi i kombëtares së Kosovës, përcjell KosovaPost.
Zhegrova tha se këto lajme janë të pavërteta dhe pa fakte.
“Do të flas në fushë së shpejti”, tha ai.
Ndryshe pos tij, nga grumbullimi janë përjashtuar edhe portieri Aro Muriq dhe futbollisti tjetër Florent Muslija.
Klan Kosova mëson se arsyeja e këtij vendimi nga FFK-ja është se këta kishin qëndruar deri në orët e mëngjesit në diskotekë.