Rodrygo nuk është më i pashitshëm në skuadrën e Real Madrid.
Madrilenët po mendojnë të bëjnë një shitje të mundshme për Rodrygon, në muajin janar, shkruan Arbresh.info.
22-vjeçari këtë sezon ka përfituar më shumë minuta se sezonin e kaluar, duke luajtur 11 ndeshje në total duke realizuar vetëm një gol dhe dhuruar një asist.
Kurse vitin e kaluar ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar 11 herë.
Ok Diario ka raportuar se te Real Madridi po e mendojnë shitjen e yllit brazilian nëse vije një ofertë mbi 150 milionë euro.
Shumë ekipe nga Premier Liga, si Manchester Unitedi, Chelsea dhe Liverpooli janë të interesuara për transferimin e tij.


























