Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Regjimi në Teheran kër*cënon Evropën me celulat e fjetura të spiunazhit

    Regjimi në Teheran kër*cënon Evropën me celulat e fjetura të spiunazhit

    Zbulohet se ku do të varroset Khamenei

    Zbulohet se ku do të varroset Khamenei

    Moti për pesë ditët e ardhshme – diell, vranësira dhe shi

    E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius

    Një muaj paraburgim për personin që posedonte dhe shiste substanca narkotike

    Një muaj parabugim për katër serbët e dyshuar për kr*ime lu*fte

    Haradinaj për Listën Serbe: Në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm të vetë serbëve

    Bëhen publike letrat që Haradinaj ua dërgoi Hamzës e Abdixhikut, çka kërkoi ai dhe si u përgjigjën liderët opozitarë

    Kryediplomati kroat: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999 shpëtoi jetë

    Kryediplomati kroat: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999 shpëtoi jetë

    Haxhiu takon ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për institucionet e Kosovës

    Haxhiu takon ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për institucionet e Kosovës

    Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izr@eli me Mosadin në Iran

    Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izr@eli me Mosadin në Iran

    Merz i kërkon Trumpit të qëndrojë me evropianët për Ukrainën

    Merz: Lu*fta me Iranin po dëmton ekonomitë, ndaj duhet të përfundojë sa më shpejt

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rebelim i brendshëm në LDK: Çfarë fshihet pas lëvizjes së Abdixhikut?

17 Janar 2026, 18:51
në Lajme
Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar sollën rezultatin e dytë më të keq për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kjo ndikoi menjëherë në përplasje të brendshme në këtë parti, ku disa i dolën në mbrojtje të kryetarit Lumir Abdixhiku, e disa të tjerë i kërkuan dorëheqje të menjëhershme.

E për këtë temë, më saktë për zhvillimet e fundit në LDK, për “Bota sot” foli juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.

Fillimisht, ai kritikoi ashpër kryetarin Abdixhiku, derisa vlerëson se po vazhdon me qëndrime dhe sjellje që po dëmtojnë LDK-në.

Madje, nënvizoi një deklaratë të tij, se me dështimin e zgjedhjes së presidentit/es, vendi me automatizëm shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, e që sipas tij kjo është një arrogancë “nga ana e tij.

Juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.
“Se Lumir Abdixhiku, edhe më tutje, po i ngelë besnik sjelljeve dhe veprimeve destruktive në dëm të LDK-së, vërteton deklarata e tij e papërgjegjshme, dite më parë, kur tha se LDK-ja nuk do të mbështetë asnjë kandidat për president/e, pa marrëveshje politike, konsezus të gjërë mes partive politike. Faktikisht me këtë deklaratë, ai po paralajmëron krizën e ardhshme institucionale, sepse me dështimin e zgjedhjes së presidentit/es, vendi me automatizëm shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Mirëpo Abdixhiku po harron se, as në Kushtetutë, e as në Ligj nuk parashihet që presidenti i vendit zgjidhet me konsezus ndërpartiak, mbase procedurat për këtë janë shumë të qarta në Kushtetutë.

Është skajshmërisht e papranueshme, që Abdixhiku, ende pa u zgjuar dhe këndellur mirë nga agonia e disfatës elektorale e 28 Dhjetorit 2025, që LDK-në e tkurri në 13%, madje ende pa u çertifikuar rezultatet nga KQZ-ja, pa u konstituar Legjislatura e X-të e Kuvendit të Kosovës, dhe pa u formuar Qeveria, ai gjenë forcën dhe arrogancën, t’a shantazhojë sovranin, se si duhet të zgjidhet presidenti/ja”, deklaroi ai.

Sipas Musliu, nuk është e kuptueshme urrejtja e Abdixhikut ndaj presidentes, derisa nënvizoi faktin se pas përçarjes dhe largimit të Osmanit, Pecit, Gërvallës e disa të tjerëve LDK pësoi rënie të madhe elektorale.

“Është e pakuptueshme dhe infantile, kjo urrejtje e Abdixhiku ndaj ish bashkëpartiakës së tij, Zonjës Osmani, e cila paralajmëroi se është e interesuar edhe për një mandat të dytë në postin e presidentes, që ndër vite dha një konribut të çmuar për LDK-ën, derisa mentori i Abdixhikut, Isa Mustafa e largoi nga LDK-ja. Zatën, një nga shkaqet e rënda të dobësimit të LDK-së, përveç tjerash, ishte largimi i rugovistëve sikur Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Abdyli, dhe jo vetëm.

Abdixhiku, që natën e parë, pas rezultateve të para preliminare, në konferencë për shtyp, e pranoi humbjen dhe paralajmëroi dorëheqje në Kuvendn e ardhshëm të LDK-së. Mbase ka paralajmëruar dorëheqjen dhe është në pritje të mbledhjes së Kuvendit, Abdixhiku nuk duhet më, të merret me temat e mëdha të aktualitetit, sepse edhe më tej mund t’a irritojë anëtarësinë me deklaratat e papërgjegjshme, siç po ndodh”.
Gjithashtu, juristi theksoi se refuzimi i koalicionit me LVV-në e ka dëmtuar shumë LDK-në, derisa tha se Abdixhiku dhe klani i tij nuk u treguan të përgjegjshëm ndaj sfidave shtetërore.
Madje, ai beson se duhet të fillohen reforma serioze brenda kësaj parti, pasi nëse nuk bëhet një gjë e tillë LDK do humbë komplet ndikimin në skenën politike në Kosovë.

“Refuzimi arrogant i Lumir Abdixhikut dhe klanit të tij, koalicionin me LVV-në, i ka kushtuar shumë LDK-së, sepse sikur të ishte bërë një koalicion të tillë, sot LDK-ja do të ishte në bashkëqeverisje me LVV-në, dhe vendi nuk do të shkonte në zgjedhjet e parakohshme të panevojshme të 28 Dhjatorit 2025. Fatkeqësisht Abdixhiku dhe klani i tij nuk u truguan në nivelin e sfidave dhe përgjegjësive shtetërore, që dikur ishte karakteristike e LDK-së rugoviane.

Nëse kthehemi në retrospektivë, do të konstatojmë se dobësimi i LDK-së filloi me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, e që vazhdoi edhe me Lumir Abdixhikun. Prandaj, domosdoshmërisht LDK-së i imponohen reformat serioze dhe strukturore në të gjitha nivelet, pa makiazh dhe improvizime, të sjellin një lidership kredibil me parime bazë rugoviane, në të kundërtën LDK-ja do të shndërrohet në një parti pa ndikim në skenën politike. Abdixhiku me klalin e tij nuk mund të qëndrojnë më në strukturat udhëheqëse, kur ata deklarojnë se « unë nuk e kam problem Listën serbe, por luftën e kam me Albin Kurtin », ose që Kosova duhet t’ia falë Vriun e Kosovës, Serbisë, ose ata që Kurtin e krahasojnë me Millosheviqin, ata që policinë speciale të Kosovës e krahasojnë me policinë e Millosheviqit, etj”, theksoi Musli.
Në vazhdim, ai komentoi edhe ‘dramën’ që po bëhet me dorëheqjen e Abdixhikut, derisa beson se ky i fundit po i ikë përgjegjësisë së tij.

Ndonëse, juristi shtoi se presioni është shtuar ndja kryetarit të LDK-së, pas dorëheqjeve të Bajramit, Hotit e reagimeve të disa zyrtarëve të partisë.

“Edhe pse Abdixhiku paralajmëroi dorëheqje për Kuvendin e ardhshëm të LDK-së, mendoj se kjo nuk është e sinqertë, madje është vetëm një manovër për t’iu shmangur dorëheqjes së vërtetë. Kjo nga fakti se Abdixhiku, po ashtu, ka deklaruar se, nëqoftëse Kuvendi nuk e pranon dorëheqjen e tij, atëherë ai do të detyrohet të qëndrojë edhe më tutje në pozitën e kryetarit. Prandaj ai duhet të ofrojë dorëheqje të parevokueshme, të cilën Kuvendi i LDK-së, vetëm do t’a konstatojë, e jo t’a votojë.

Ditë më parë, dorëheqje të parevokueshme dhanë edhe Hykmee Bajrami, e cila madje të njejtën ia kërkoi Abdixhikut, Avdullah Hoti dhe Imri Ahmeti, sekretar i LDK-së. Besoj se këto dorëheqje do t’a detyrojnë edhe Abdixhikun të jep dorëheqje të parevokueshme, në të kundërtën, besoj se Kuvendi do t’a shkarrkojë. Përveç këtyre, dorëheqje të parevokueshme duhet të japin edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala, Doarca Kica-Xhelili, dhe jo vetëm. Në gjykimin tim, kjo nuk do të mjaftonte, dhe do të propozoja që ky klan në krye me Abdixhikun, t’a dorëzojnë edhe mandatin e deputetit, duke e rifreskuar edhe Legjislaturën e X-të Kuvendit. Po ashtu në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të LDK-së, propozoj që Isa Mustafës t’i merret titulli i kryetarit të nderit dhe të përjashtohet nga LDK-ja, mbase asnjëherë edhe nuk ka qenë anëtarë i LDK-së derisa ishte gjallë Ibrahim Rugova”, shpjegoi ai.

Në fund, Musliu foli edhe për akuzat e Abdxhikut, ku tha se, “…kur anëtarësia e LDK-së, gjithnjë e më tepër po kërkon përgjegjësi nga Lumir Abdixhiku, ai po i akuzon kundërshtarët e brendshëm partiak, duke pretenduar se ata po e kërkojnë eliminimin e tij, që nuk qëndron, sepse bashkëpartiakët po kërkojnë dorëheqje të parevokueshme, e jo fiktive, dhe largimin e Abdixhikut bashkë me klanin e tij nga organet drejtuese dhe vendimmarrëse të LDK-së”.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Regjimi në Teheran kër*cënon Evropën me celulat e fjetura të spiunazhit

Regjimi në Teheran kër*cënon Evropën me celulat e fjetura të spiunazhit

5 orë më parë
Zbulohet se ku do të varroset Khamenei

Zbulohet se ku do të varroset Khamenei

5 orë më parë
Moti për pesë ditët e ardhshme – diell, vranësira dhe shi

E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius

6 orë më parë
Një muaj paraburgim për personin që posedonte dhe shiste substanca narkotike

Një muaj parabugim për katër serbët e dyshuar për kr*ime lu*fte

6 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH