Shiu që ka rënë në Beograd që nga mëngjesi i sotëm ka shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të kryeqytetit serb, por skenat më tronditëse vijnë nga komuna përreth si Rakovica dhe Çukarica.
Në Rakovicë u krijua një ujëvarë nga vërshimet.
Në pamjet e publikuara nga Nova.rs shihen sasi të mëdha uji që derdhen nëpër rrugët e Beogradit.
Automjetet po lëvizin me vështirësi, ndërsa semaforët në pjesën e qytetit nuk funksionojnë.