Emilija Rexhepi, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se për të Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se është nënkryetare legjitime e Kuvendit të Kosovës.
“Në seancën e sotme do të vendoset nga deputetët e Kuvendit nëse do të votohet për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunistit serb”, tha Rexhepi.
Në pyetjen se a do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, Rexhepi u përgjigj se pasnesër do të mbahen zgjedhjet e rregullta, duke nënkuptuar në zgjedhjet lokale, teksa shtoi se pastaj do të shikohet se si do të jetë situata paszgjedhore.


























