Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u mbajt ceremonia e ri-akredritimit të 7 laboratorëve me gjithsejtë 47 metoda shkencore të hulumtimit.
Në këtë ceremoni, morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u.d, i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, z. Ilir Kukaj, si dhe ud i drejtorit të Departamentit të Akreditimit në MINT, z. Irfan Lipovica.
Më këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, vuri në dukje se ky vit po përmbyllet suksesshëm të saj në aspektin profesional dhe në raport me çdo sfidë tjetër me të cilën jemi përballur në aspektin e sigurisë.
“Ky vit ka shënuar rezultate të shumta por natyrisht suksesi më i madh i Agjencisë dhe i yni është ai i ri-akreditimit të 7 laboratorëve me gjithsej 47 metoda shkencore të hulumtimit prej të cilave për herë të parë po akreditohet ajo e ekzaminimit të Kompjuterëve”, theksoi Ministri Sveçla.
Ai me këtë rast theksoi se ndër vite, AKF duke ngritur profesionalizmin e saj ka shënuar rritje të numrit të ekzaminimeve ku në vitin 2024 shënojmë 5318 ekspertiza forenzike me mbi 143,067 dëshmi përcjellëse (prova materiale) nga fusha e ADN-së, IT-forenzike (krime kibernetike), balistikë, dokumente dhe dorëshkrime, narkotikë, daktiloskopi dhe traseologji, eksploziv dhe zjarrvënjeve ndërsa në vitin 2019, janë kryer me sukses dhe cilësi të lartë 4461 raste – ekspertiza forenzike me rreth 41623 dëshmi përcjellëse.
“Zyrtarët e tanë të AKF kanë kaluar me sukses 13 teste profesionale nga partnerët ndërkombëtar dhe kjo është një dëshmi e profesionalizmit të lartë të tyre dhe natyrisht krenari e madhe si për AKF ashtu edhe për të gjithë ne”, tha ministri në këtë ceremoni.
Ministri Svçela vuri në dukje se duke parë trendët e zhvillimeve të shpejta të teknologjisë, i është gëzuar që në këtë proces të ri-akreditimit të laboratorëve ekzistues, po akreditohet për herë të parë edhe laboratori i ekzaminimit të kompjuterëve i cili jam i bindur se do të ndikojë pozitivisht në hetimin dhe rritjen e zbulueshmërisë së aktiviteteve ilegale që zhvillohen përmes kompjuterëve.
Me këtë rast ministri Sveçla theksoi rolin e rëndësishm të AKF-së, me qëllim të sundimit të rendit e ligjit dhe luftimit të grupeve kriminale e terroriste brenda vendit tonë.
“Vendi ynë është ballafaquar me dy prej sulmeve më të mëdha terroriste brenda tij dhe menaxhimi i suksesshëm i tyre është edhe falë punës suaj. Me profesionalizmin tuaj po punoni pa u ndalur në zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe identifikimin e kryesve të këtyre sulmeve dhe me këtë rast, ju po ndihmoni në një proces që patjetër duhet të ndodhë, drejtësia”, theksoi ndër të tjera ministri Sveçla.
Në fund ai falënderoj Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës në kuadër të saj për mbështetjen e vazhdueshme që na ka dhënë në këtë proces.
Në këtë ceremoni folën edhe ministrja e Industrisë dhe Ndërmarrësi, znj. Rozeta Hajdari, u.d i Drejtorit të AKF-së, z. Ilir Kukaj, si dhe u.d i Drejtorisë së Akreditimit të MINT.