“Shpresoj që Reijnders të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në botë, por sinqerisht besoj se ai tashmë është në rrugën e duhur”. Një certifikatë e madhe nderimi nga dikush, si Frank Rijkaard, që krenohet me një listë ëndrrash fitoresh mes Milanit dhe Ajaxit, pa harruar dhe një kampionat europian me kombëtaren holandeze.
Në bisedën kokë më kokë me gazetarët e “La Gazzetta dello Sport”, ish-mesfushori kuqezi thur lavde për mesfushorin e lindur në vitin 1998, i cili u ngjit në qendër të skenës së madhe të ‘Bernabeut’ vetëm 48 orë më parë për të dhënë ndihmën e paçmuar për suksesin e kuqezinj.
Dhe krahasuar me sezonin e kaluar ai shënon shumë më shpesh – dy gola radhazi mes Monza dhe Madridit -, duke treguar një përmirësim të qartë nga ky këndvështrim:
“Më pëlqen shumë mënyra e tij e lojës. Me kalimin e kohës, vazhdoi me analizën e tij Rijkardit, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Milanin. Në mes të fushës ai mund të luajë të gjitha rolet dhe po tregon bujarinë e tij: ai kurrë nuk kursehet në vrapim për ekipin dhe gjithmonë jep më të mirën e tij. Ai është në dispozicion, duke krijuar veprime të rrezikshme për shokët e tij”.