Ndryshe nga raportet me Dua Lipën, Rita Ora dhe Bebe Rexha ruajnë miqësi të mirë me njëra-tjetrën.
Yjet shqiptare që kanë pushtuar tregun botëror me muzikën e tyre janë fotografuar teksa kalojnë kohë së bashku.
Dy bashkëkombëset janë ribashkuar në një ndejë private në Los Angeles, në të cilën ka interpretuar Bebe Rexha.

“Muzika e saj e re është gati të eksplodojë! Kaq krenare me ty Bebe Rexha, të uroj asgjë përveçse më të mirën në epokën tënde të re”, ka shkruar Ora në Instagramin e saj.



























