Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, të dielën e kishte gjetur një mënyrë tejet të veçantë për t’ia bërë nënës së saj, Vera Sahatçiu-Ora një urim tejet të veçantë.
32-vjeçarja me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Nënës, i ka publikuar disa fotografi në mesin e të cilëve edhe një mesazh.
“Urime Dita e Nënave për mbretëreshën Vera Ora”, ka shkruar ajo.
Ylli me preardhje shqiptare ka publikuar edhe një fotografi nga vizita e saj familjare në Bjeshkët e Rugovës.
Këngëtarja shpesh flet me shumë dashuri për vendlindjen.
Familja Sahatçiu është me prejardhje nga Peja, por Rita ka lindur në Prishtinë.
Familja e saj ka migruar në Britaninë e Madhe, kur ajo ishte vetëm njëvjeçe./