Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se partneriteti Gjermani-Kosovë për Klimën po merr formë, pasi Gjermania po e çon Kosovën sërish në COP28.
Ai nëpërmjet X, ka përgëzuar Kosovën për kontributin e saj të parë vullnetar të vendosur në nivel kombëtar në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.
“Mësoni më shumë për këtë nga ngjarja e sotme në Dubai me Presidenten Osmani dhe ministrin Aliu”, ka shkruar ai.