Kuvendi i Kosovës, pas shumë tentimesh të dështuara, të enjten ka arritur t’i kalojë disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare.
Votimi i këtyre marrëveshjeve është bërë i mundur falë AAK-së, e cila ka vendosur ta ndryshojë qëndrimin që e kishte kundër këtyre marrëveshjeve.
“Lajme të mira për Kosovën. Më në fund iu dha drita e gjelbër marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura sot me konsensus ndërpartiak në Kuvend. Këto do t’i sjellin dobi popullit dhe tërë vendit”, ka shkruar Rohde në “X”.
Marrëveshja e parë që është miratuar nga 83 deputetë, ishte ajo për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B.


























