Një rrahje e rëndë dyshohet se ka ndodhur me tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë.
Në pamjet e publikuara nga faqja “Fansat e Futbollit Kosovar” shihet se në këtë përleshje mes “Pampurave” dhe “Forcave” të Vushtrisë janë përdorur edhe thika, përcjell kk.
Në këtë rrahje mes tyre, siç shihet në pamje, ka intervenuar edhe policia.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë ende informacione në lidhje me këtë rast.
Ndryshe, Fushë Kosova dhe Vushtrria janë duke u përballur në kuadër të Ligës së Parë.