Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se më shpejt se kurrë duhet rritur pagat në sektorin publik e privat, duke përmirësuar të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe të investohet në shëndetësi dhe arsim.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këto masa duhet ndërmarrë urgjentisht që të ndalohet ikja e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendi.
Postimi i tij i plotë:
Sot më shpejtë se kurrë duhet të veprojmë…
-rritjen e pagave në sektorin publik e privat;
-përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat;
-investimet në shëndetësi dhe arsim.
Këto janë masat që duhet urgjentisht të merren për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendit.