Një person në Podujevë është arrestuar, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij, përcjell Kosova Post.
Sipas policies viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 24.05.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas trajtimit mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.