Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    Trump thotë se Irani dëshiron të bëjë marrëveshje me ShBA-në

    AUV: Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil

    AUV: Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil

    Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

    Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

    Përfundon rinumërimi i votave në tërë Kosovën

    Përfundon rinumërimi i votave në tërë Kosovën

    Shpërthimi në Ibër Lepenc, Hoxha: Priten arrestime të reja

    Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në su*lmin në Ibër-Lepenc

    OKB: 11 fëmijë të vd*ekur nga të ftohtit në G@za që nga fillimi i dimrit

    OKB: 11 fëmijë të vd*ekur nga të ftohtit në G@za që nga fillimi i dimrit

    Thirrje institucionale dhe qytetare për ajër më të pastër

    Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë

    Shoqatat e dala nga Lufta refuzojnë pjesëmarrjen në “Ditën e Çlirimit”

    OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shkurtit

    Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga

    Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rrëfime nga Istanbuli: Historia e vështirë e migrimit të një familjeje shqiptare nga Jugosllavia

14 Dhjetor 2024, 13:34
në Lajme
Rrëfime nga Istanbuli: Historia e vështirë e migrimit të një familjeje shqiptare nga Jugosllavia
Share on FacebookShare on Twitter

Historia e Fatma Süslerit dhe familjes së saj, të cilët emigruan në Istanbul nga ish-Jugosllavia në vitin 1955, përfshin një rrugëtim të vështirë nga tokat prej ku ata ikën nga lufta në metropolin turk, ku krijuan një jetë të re. Me pamjen e Istanbulit që ndryshon me kalimin e kohës, transformimi i përjetuar nga familja Süsler mban gjurmët e së shkuarës dhe të së tashmes.

Në lajmin e parë të dosjes së përpiluar nga Agjencia Anadolu (AA) me titull “Fytyrat e Istanbulit”, migrantja shqiptare Fatma Süsler, motra e saj Afet Başaran dhe Aşkım Aşık, pjesëtarja e brezit të parë të familjes e lindur në Türkiye, rrëfyen për korrespondentin e Anadolu-t përjetimet e tyre të migrimit në Istanbul dhe ndryshimin që ka pësuar qyteti.

Fatma Süsler thotë se ajo ka lindur në qytetin e Kriva Pallankës në Maqedoninë e Veriut dhe ka jetuar atje deri në moshën 20-vjeçare, duke shtuar se komuniteti shqiptar, turk, maqedonas, serb dhe bullgar kanë jetuar së bashku në paqe deri në vitet 1950.

Ajo theksoi fetë dhe traditat e ndryshme respektoheshin dhe se fqinjët e tyre të krishterë tregonin ndjeshmëri ndaj myslimanëve. “Ata na paralajmëronin kur thernin derrat. Ata thoshin: ‘Fqinjë, merrini macet tuaja brenda, të mos hanë nga gjaku i tyre’. Ata kishin frikë se mos na bënin të mëkatonin”, tregon ajo.

Megjithatë, ajo përmend dhunën bullgare në rajon në mesin e shekullit të kaluar, duke shtuar fshati i tyre në kufirin bullgar ishte objektiv i zjarrit të artilerisë.

Ajo tregon se për shkak të zhvillimeve, babai i saj e kishte çuar familjen në një fshat tjetër. “Ishte dimër, kishte një metër borë. Njerëzit kishin frikë, duke thënë: ‘Po vijnë bullgarët, po vjen Stalini’. Ata sulmuan edhe fshatin ku ishim strehuar. Një bombë ra pranë shtëpisë. Ishte muaji i Ramazanit. Daja im po kujdesej për bagëtinë jashtë. Një krah i tij u gjymtua dhe fluturoi drejt një druri, dhe këmba në një dru tjetër”, rrëfen ajo.

“Hamdiu është miku im më i mirë, po ta vrasësh, do të të vras ​​edhe unë”

Duke thënë se ata ikën nga fshati i tyre për të shkuar te të afërmit e tyre në Shkup, Süsler vazhdoi:

“Ne morëm gjithçka që mundëm derisa po iknim. Në momentin që po shkonim në Shkup, një ushtar serb na e drejtoi armën dhe bërtiti: ‘Turku Hamdi po ikën’. Babai iu drejtua së ëmës së tij: ‘Nënë, do të më vrasin. Ma bën hallall!’ Në ato çaste, një ushtar tjetër tha: ‘Hamdiu është miku im më i mirë, po ta vrasësh, do të të vras edhe unë ty’. Ai hoqi dorë nga shkrepja e armës. Në këtë mënyrë, babai im mbeti gjallë”.

“Babai im vendosi të emigrojë në Türkiye për shkak të shtypjes”

Süsler tha se ata u kthyen në fshatrat e tyre kur përfunduan zhvillimet, por nuk mundën të gjenin ngrohtësinë e vjetër dhe strukturën demografike, ndërsa shtëpia e tyre po ashtu ishte dëmtuar.

Ajo shprehet se qeveria jugosllave rriti presionin e saj mbi myslimanët në ditët në vijim, duke shtuar: “Tito dërgoi një deklaratë duke urdhëruar gratë të hiqnin çarçafet (mbulesën) dhe të ecnin në pazar. Nëna ime tha: ‘Unë do të vrisja veten dhe nuk do ta hiqja atë. Ata që nuk i hiqnin çarçafet do të dënoheshin rëndë për shkak të këtyre presioneve”.

Süsler tregon se kishin ardhur në Istanbul në vitin 1955 me marrëveshjen e fundit të migracionit të arritur me ndërhyrjen e Türkiyes dhe rrëfeu vështirësitë që kishin përjetuar në atë kohë:

“Ua shisnim mallrat tona të krishterëve me një çmim shumë të ulët. Serbët e detyruan babain tim të nënshkruajë një letër ku thuhej: ‘Nuk kam pronë këtu’. Erdhëm në Türkiye me vetëm 30 lira. Pritëm një muaj në një dhomë të ftohtë në dimër për të hipur në tren. Pas hipëm në tren, në kufirin bullgar, ushtarët serbë na zbritën dhe na lanë të presim për një natë në mes të borës dhe akullit”.

“Kam ngrënë aq shumë peshk sa nuk më pëlqen tani”

Motra e Fatma Süslerit, Afet Başaran, thotë se nuk e mban mend qartë atë periudhë sepse ka qenë fëmijë, duke thënë se kur kanë zbritur nga treni në Sirkeci të Istanbulit, janë pritur nga dhëndri, i cili kishte shkuar në metropolin turk më parë.

Başaran tregon se si ishte befasuar kur kishte parë semaforin për herë të parë në Istanbul. “Dhëndri tha: ‘Më rrini afër, ku të jem unë, jini edhe ju aty. Ku të kaloj unë, kaloni edhe ju aty’. Ndalon dhëndri, kalojnë makinat, ndalojnë makinat, kalon dhëndri. I thash: ‘Dhëndër, meqë ke ardhur para nesh, si duket të njeh i gjithë Istanbuli’. Më pas kuptova se kishin semaforë”, tregon ajo.

Afet Başaran tha se pasi kishin qëndruar për një kohë në një shtëpi vakëfi të caktuar nga shteti, ata kishin marrë me qira një shtëpi në lagjen Hırka-i Şerif të lagjes historike Fatih.

“Morëm me qira një shtëpi në Hırka-i Şerif, por shtëpia ishte shumë e keqe. Për më tepër, atë vit kishte borë dhe të ftohtë të pabesueshëm. Shpëtuam nga bora dhe erdhëm këtu, por edhe këtu na kapi bora. Pa sobë, ndiznim mangallin. Ngroheshim edhe duke nxehur ujin. Njëherë motra ime Fatma u helmua nga tymi që dilte nga mangalli. Ndërsa tezja ishte e shtrirë në katin e fundit, bora binte mbi të. Përqafoheshim si delet për t’u ngrohur”, shtoi ajo.

Ajo po ashtu thotë se nuk kishin të holla kur kishin ardhur në Türkiye, kështu që ndonjëherë shkonin në shtrat të uritur. “Peshku ishte shumë i lirë atë vit. Babai im gjithnjë blinte dhe sillte peshk dhe bukë. Një ditë, një shitës peshku e kishte pyetur babanë tim: ‘Vëlla, a mos ke fabrikë?’ Babai ishte përgjigjur: ‘Ne jemi imigrantë’. Kemi ngrënë aq shumë peshk sa nuk më pëlqen tani”, tha Başaran.

“Të qenët migrant është një gjë e vështirë, nuk ke para, nuk ke asgjë”

Duke theksuar se nuk ka mundur të shkojë në shkollë për shkak të problemit gjuhësor dhe se nuk ka mundur të shoqërohet, Başaran më tej shpjegon:

“Për arsye se erdha në moshë të vogël, dëshiroja të luaja jashtë, por nuk dilja jashtë duke menduar se do të tallen me mua. Nga dritarja i shikoja fëmijët që ishin jashtë. Neve na thoshin ‘kaurë’. Talleshin me mua se gjuha ime ishte e vrazhdë. Nuk arrita të arsimohem, direkt nisa me punë. Të qenët migrant është një gjë e vështirë, nuk ke para, nuk ke asgjë. Vëllai im i madh, motra ime e madhe dhe unë filluam të punojmë në fabrikë. Një ditë flokët m’u mbërthyen në makinë, pothuajse do vdisja”.

Ajo më tej tregon se pasi kanë ardhur në Türkiye, kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e tyre, duke shtuar: “Fqinjët tanë ishin numër një, shkonim mirë. Ishte një zoti Ümran, sa herë që të na shihte na pyeste vallë kemi ndonjë nevojë. Nuk na ndanë kurrë prej tyre, kanë dashur gjithmonë të na ndihmojnë”.

Başaran gjithashtu theksoi se janë përpjekur që të vazhdojnë traditat e tyre dhe se si familje nuk janë shkëputur nga njëri-tjetri.

“Të dielave shkonim në Florya, Haramidere ose Büyükada. Gatuanim byrek. Gatuanim fasulen e famshme të nënës sime. Të gjithë mblidheshim, shkonim në rimorkion e kamionit, me bombola pikniku dhe qilima bënim piknik. Kur isha e vogël, kur shkoja në vende të tilla, më dukej sikur po shkoja në fshat. Ishin ditë të mira. Shkonim patjetër çdo të diel. Kur më pyetnin ‘A është atje më mire, ose këtu?’, çdo herë thosha ‘këtu’. Sepse me të vërtetë ashtu ishte. Kur ishim në Jugosllavi, për Istanbulin thoshim Carigrad (Qyteti i Mbretit)”, shpjegon Başaran më tej.

Ajo foli edhe mbi atë se si Istanbuli me kohë ka ndryshuar, duke theksuar: “Istanbuli më parë ishte më i heshtur dhe si një vend i shkretë. Tani njerëzit janë shumë pa durim, qyteti nga ana tjetër i stërmbushur”.

“Jemi një shoqëri që e duam shumë ushqimin dhe kuzhina është shumë e rëndësishme në kulturën tonë”

Aşkım Aşık, bija e Afet Başaranit, nga ana e saj, tha se është brezi i parë i familjes së saj që ka lindur në Istanbul pas migrimit të familjes së saj nga Jugosllavia, dhe se edhe bashkëshorti i saj është imigrant si ajo.

Duke treguar se kultura shqiptare, qoftë në familjen e saj e qoftë përreth tyre, është duke u mbajtur gjallë, Aşık tha: “Gjithmonë u përpoqëm ta mbanim gjallë kulturën tonë. Kemi bërë ushqimin tonë tradicional. Shtëpia jonë gjithmonë ishte e mbushur, bënim gosti, bënim biseda të këndshme. Unë u rrita në një kulturë të tillë, jam shumë e lumtur që kam një kulturë të tillë”.

Aşık vuri në dukje se është rritur me kulturë të lagjes dhe se në lagjen e saj nuk ka pasur vetëm shqiptarë, por edhe fqinjë nga kombësi të ndryshme, duke theksuar se askush në lagje nuk ia ka imponuar kulturën njëri-tjetrit.

Duke folur edhe për mikpritjen e nënës së saj, zonjës Afet, Aşık tha: “Nëna ime ishte shumë mikpritëse. Ajo bënte gosti dhe bënte byrek e ëmbëlsira me miqtë e saj që vinin në shtëpinë tonë. Secili që vinte ishte i kënaqur. Nëna ime ishte shumë e dashur. Jam rritur në një lagje të bukur. U takuam dhe u shoqëruam me shumë njerëz të ndryshëm. Ne kemi krijuar marrëdhënie të ngushta me shumë njerëz. Nuk kam përjetuar shumë diskriminim të madh”.

Edhe pse sipas saj, kultura shqiptare po mbahet gjithnjë e më pak gjallë nga brezi i ri dhe në këtë ka ndikim edhe zhdukja e lagjeve, Aşık theksoi: “Tani e humbim kulturën. Kjo më pikëllon shumë. Fatkeqësisht, tani jetojmë në komplekse të mëdha dhe nuk di se kush jeton mbi ose poshtë nesh. Nuk ka asnjë përshëndetje, mirëmëngjesi si më parë. Gjithashtu edhe solidariteti në lagje është pakësuar ndjeshëm”.

“Istanbuli është bërë aq i mbushur me njerëz sa ndonjëherë filloj të ndihem e dërrmuar. Të gjithë janë nën stres. Nuk ishte kështu kur isha fëmijë. Njerëzit janë shumë të pangopur tani. Kur ishim të vegjël, prisnim të blinim diçka. Tani, çdo dëshirë fëmijëve u plotësohet menjëherë, por ata janë ende të pakënaqur”, tha ajo duke krahasuar Istanbulin e fëmijërisë së saj dhe tani.

Më tej, Aşık, duke shpjeguar se kulturën shqiptare mundohen ta mbajnë gjallë ende në shtëpinë e tyre, tha: “Nënë ime çdoherë më thoshte ‘jemi rritur me brumë’. Kur nuk hamë brumë, nuk hamë byrek, e ndiej veten të uritur. Ne gjithmonë gatuajmë byrek në shtëpinë tonë gjatë fundjavave. Edhe kur isha e vogël përpiqeshim ta mbanim gjallë këtë kulturë. Nëse nuk bëj byrek një herë në javë, fëmijët më pyesin: ‘Ku është byreku?’. Jemi një shoqëri që e duam shumë ushqimin dhe kuzhina është shumë e rëndësishme në kulturën tonë. Përpiqem ta mbaj gjallë kulturën shqiptare në shtëpinë time dhe përreth meje aq sa mundem”.

Etiketat: Historia e Fatma SüsleritIstambullJugosllavia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Erdogan u uron të shkuara qytetarëve pas tërmetit në Istanbul: ‘Po ndjekim nga afër zhvillimet’

Erdogan u uron të shkuara qytetarëve pas tërmetit në Istanbul: ‘Po ndjekim nga afër zhvillimet’

9 muaj më parë
Albanologia Di Lellio: Trepça ishte fillimi i fundit të Jugosllavisë

Albanologia Di Lellio: Trepça ishte fillimi i fundit të Jugosllavisë

11 muaj më parë
Kalendari historik,24 korrik

Kalendari historik,  26 tetor

1 vit më parë
Aeroplanët që garantuan suksesin e NATO-s (Foto)

Aeroplanët që garantuan suksesin e NATO-s (Foto)

2 vjet më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH