Fëmijët me çrregullime të spektrit autik po shtohen çdo vit. Ekspertët vendas dhe të huaj janë mbledhur në konferencën ndërkombëtare të mbajtura në Tiranë, ku dhe u vu në dukje se shifrat e autizmit në Amerikë po rriten, trend që nuk lë pa prekur as Shqipërinë.
“Fondacioni Një gjë rezultoi e re këtë muaj nga këto rivlerësime. Shifrat e autizmit në SHBA po njohin vetëm rritje. Sipas të dhënave të fundit të qendrës së parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve (CDC) 1 në 31 fëmijë është i prekur nga autizmi. Ky raport deri më tani qëndronte në nivelin 1 në 36 fëmijë”,-tha Liri Berisha.
Ende nuk dihen faktorët që shkaktojnë autizmin por ekspertët sugjerojnë që prindërit të jenë të vëmendshëm dhe të monitorojnë sjelljet e fëmijëve që nga mosha 6 muajsh, për të kapur në kohë shenjat e para. Diagnostikimi dhe nisja e terapive në mosha të hershme do të ndihmonte në zhvillimin e fëmijës. Autizmi është një gjendje neurologjike që manifestohet gjatë fëmijërisë së hershme, i karakterizuar nga probleme në komunikimin shoqëror dhe gjuhësor, sjellje të përsëritura dhe interesa të kufizuara.


























