Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme nga Qeveria e Kosovës në kohë fushate elektorale, është tentativë për blerje të votave, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kjo është skemë e korrupsionit publik.
“Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje”.
“Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshme sepse vetëm norma e inflacionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”, ka thënë Bajrami.