RTK raporton se në draftin e konkluzave të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Evropian, kushtuar Serbisë, kërkohet që vendi fqinj “urgjentisht” të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për dhunën në veri të Kosovës, sikur në maj ashtu edhe në shtator kur ndodhi sulmi në Banjskë.
Në raportim thuhet se në draftin që pritet të miratohet, dënohen fuqishëm këto sulme, ndërsa nënvizohet domosdoshmëria për llogaridhënie të plotë.
Këto konkluza të miratohen fillimisht në mes të dhjetorit nga ministrat evropian për Evropë, e më pas edhe edhe nga liderët e shteteve anëtare të BE-së, në samitin që do të mbahet në fund të dhejtorit, përcjell Klankosova.tv.
Edhe dialogu zënë vend të rëndësishëm tek kokluzat e sivjetme e ku nga Serbia kërkohet që të respektojë detyrimet e dialogut sikur secilin obligim tjetër ndaj BE-së.
Gjithashtu në draftin e konkluzave përmendet domosdoshmëria e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe përparimit drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare, raporton RTK.
Këshilli i Bashkimit Evropian do kërkojë nga Serbia të inicojë njohjen e simboleve të Kosovës paralelisht me kërkesën drejtuar Prishtinës zyrtare për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.