Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, e ka uruar Kosovën me rastin e shpalljes së Pavarësisë.
Në urimin e tij, Rubio tha se ky është një rast për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë. Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës”, tha ai.
“Ndërsa ju festoni pavarësinë tuaj, ne nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta mes njerëzve tanë”, tha ndër të tjera sekretari Marco Rubio.
Derisa dje, Kosova ka marrë urim edhe nga presidenti Donald Trump


























