Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se ka biseduar me presidentin turk Recep Tayiip Erdogan për sulmin e sotit që ndodhi në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH, ku katër persona mbetën të vrarë (viktima), poashtu edhe dy sulmuesit, transmeton KosovaPost.
Në një postim në platformën X, Rutte tha se mesazhi i tij ishte i qartë se NATO qëndron me Turqinë.
“Thellësisht i shqetësuar për raportet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara. NATO qëndron me aleatin tonë,Turqinë”.
“Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet”, ka thënë Rutte.