Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 13 prill 2026.
Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.84 euro për litër.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet deri në 1.44 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.89 euro për litër.
Këto çmime janë në fuqi për këtë ditë dhe duhet të respektohen nga operatorët e tregut të derivateve në vend.


























