Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka bërë të ditur se tashmë ka furnizim të rregullt me energji elektrike, pas sanimit të defektit nga KEDS.
Më parë nga ky spital kanë njoftuar se për shkak të një problemi në trafo, spitali ka mbetur pa rrymë dhe se shërbimet vitale kanë funksionuar me gjeneratorë.


























