Në seancë gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, po bëhet administrimi i provave materiale.
Në videot që janë shfaqur në gjykatë janë treguar pamjet kur Naim Murseli del nga shtëpia në ditën kritike.
Në video është shfaqur edhe e ndjera Liridona Ademaj kur arriti me fëmijët në shtëpinë në Bërnicë. Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në Prishtinë.
Murseli është thënë se pasi është larguar me veturë, është takuar në fshatin Rakovinë te një pompë benzine me Granit Plavën, rreth orës 16:30.
Te rruga “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku u krye vrasja, shihet në videon se fillimisht, rreth orës 17:47, kaloi me veturën Range Rover i akuzuari Naim Murseli, e pas tri sekondave kalon me veturën Seat, Granit Plava.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar
paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.


























