PDK, LDK dhe AAK nuk janë pajtuar për të votuar procedurën e propozuar për Projektbuxhetin e vitit 2026, që është paraparë të hidhet në votim për lexim të parë në Kuvend, raporton KosovaPost.
Kësisoj në konsultim të shefave te grupeve parlametare seanca për leximin e parë për Projektligjin e Buxhetit është shtyrë për të hënën.
Kryetarja e Kuvendit , Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë me fillim nga ora 10:00


























