Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar sot një telefonat me presidentin e Serbisë, Alensandar Vuçiq.
Me anë të një postimi në X, Rutte tha është shumë e rëndësishme të vazhdojnë të punojnë për stabilitetin në gjithë Ballkanin Perëndimorë.
Ndër të tjera, Rutte shprehi dëshirën për takim me Vuçiqin së shpejti në Bruksel
“Është kaq e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor – duke përfshirë partneritetin e NATO-s me Serbinë. Aleksandër, mezi pres të të pres në Bruksel shumë shpejt”, ka shkruar Rutte.


























