Sekuestrohen 3 mijë e 250 pako cigare

Policia e Kosovës njofton se mëngjesin e sotëm, në rrugën “Gaspër Karaqi”, në Gjakovë, kanë ndalur një automjet ‘Skoda’, me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi prej 3 mijë e 250 pako cigare. Prej të cilave 1500 pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston.

“Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit Doganorë të Kosovës për procedurë të mëtejme.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika