Policia e Kosovës të mërkurën ka sekuestruar 66 thika e pesë boksa metalikë gjatë një operacioni në rrugën “Qarshia e Gjatë” në Pejë.
Përveç thikave e boksave të hekurit, janë sekuestruar edhe dy revole në formë shkrepëse e një shufër metali.
Sekuestrimet janë bërë ndaj tre shitësve ambulantë, për të cilët kanë nisur procedurat ligjore.