Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia e “TASK FORCE” Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se sot në orët e hershme të mëngjesit në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë të Serbisë dhe fshatit Stublinë të Kosovës është vërejtur një automjet VW Passat me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke bërë kontrabandim me mallra.
“Automjeti i dyshuar është arrit të ndalet gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari nga Bujanoci, i cili kishte pasur të ngarkuar disa thasë të najlonit të zi ku në brendësi kishte duhan me peshë nga 500 gram gjithsej 340 kg të llojeve te ndryshme si: Malbooro slim, Malboro silver, Sobranie dhe Tabako.
Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 Euro”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.
Malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. /