Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, tha se gjykimi deri tani në Speciale nuk ka rrjedhur siç janë gjyqet e zakonshme në Kosovë, por as si në gjykimet e tjera ndërkombëtare.
Ajo për RTK tha se Dhomat e Specializuara nuk i raportojnë Kosovës. “Prandaj këta prokurorë, në këtë mënyrë të gjykimit, po paragjykojnë dhe nuk po gjykojnë. Fjala përfundimtare e gjyqtarëve mos të jetë politike, por në favor të drejtësisë, edhe në të drejtën tonë legjitime që kemi luftuar për çlirim dhe pavarësinë tonë”, tha ajo.


























