Semaforët në hyrje të Fushë Kosovës, tash e një javë janë jashtë funksionimit.
Kjo gjë ka bërë që qytetarët të ndjehen të rrezikuar. Më të rrezikuar nga mosfunksionimi i tyre janë këmbësorët që kalojnë në atë pjesë.
Nga mosfunksionimi i tyre qytetarët thonë se mund të ketë edhe aksidente trafiku, pasi që në atë pjesë ka qarkullim të shumtë të veturave dhe njerëzve.Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e prishjes së tyre.