Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Sorensen nesër vjen në Kosovë, do të pritet në takim nga Kurti

    Sorensen nesër vjen në Kosovë, do të pritet në takim nga Kurti

    Kurti emëron Gërvallën koordinatore për mbrojtje nga dh*una në familje

    Kurti emëron Gërvallën koordinatore për mbrojtje nga dh*una në familje

    Kurti: Morëm 23 vendime, për investime në komuna dhe projekte publike

    Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e mbetur në shtetet e Lindjes së Mesme

    Gjuriq në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës shkon e ankohet në Rusi

    Gjuriqit i dhemb heqja e fusnotës për Kosovën: Rrezikon të minojë besimin e brishtë ndaj Dialogut

    Marrja e dialogut nën udhëheqjen e MPJD-së shihet si “momentum i ri”

    Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët alternative

    Ministri Gashani dyfishon mbështetjen financiare për sportistet dhe trajneret femra

    Ministri Gashani dyfishon mbështetjen financiare për sportistet dhe trajneret femra

    Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Komunës dhe MINT-së, Peci: 1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë

    Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Komunës dhe MINT-së, Peci: 1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë

    Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, tendencioze

    Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, tendencioze

    BE-ja propozon që Iz*raelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të lu*ftës në Ga*zë

    Serbia bleu r@keta kineze, reagon BE

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Serbët e Kosovës me pasaporta të “klasit të dytë”

03 Janar 2024, 16:54
në KOSOVË
Share on FacebookShare on Twitter

Të vetmit qytetarë që kanë nevojë për viza janë serbët e Kosovës, që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe. Ata kanë mbetur si qytetarë me pasaporta “të klasit të dytë”.

“I gjithë Ballkani Perëndimor tani është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi të hënën në rrjetin X Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell.

Me një janar hyri në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën, shtatë vjet pasi Komisioni Evropian e propozoi atë. Mirëpo, Ljubica S. nga Mitrovica e Veriut nuk mendon si Borrelli. Edhe pse ka lindur dhe jeton në Kosovë dhe ka pasaportë, ajo do të duhet të aplikojë për vizë, të paktën për një kohë të pacaktuar.

Ljubica është një nga disa mijëra qytetarët serbë në Ballkan, që kanë mbetur pa liberalizim të vizave, sepse ata kanë vetëm pasaportë të lëshuar nga autoritetet serbe në veri të Kosovës. Këto pasaporta janë lëshuar nga i ashtuquajturi Departamenti i Koordinimit (DK), që nuk i përket asnjë departamenti të rregullt policor në Serbi, por është një organ i centralizuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Pa llogaritur qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë, qytetarët e Serbisë që kanë pasaporta të lëshuara nga DK janë të vetmit banorë të Evropës që nuk lejohen të udhëtojnë lirisht në vendet e Shengenit,” thotë Dragisha Mijaçiq, koordinator i Grupit të Punës për Kapitullin 35 në negociatat pë anëtarësim në BE.

“Pasaportat e Administratës Koordinuese u lëshohen shtetasve të Serbisë që banojnë në Kosovë. Ata nuk duhet domosdoshmërisht të jetojnë në Kosovë apo të jenë shtetas të Kosovës. Shumë prej tyre janë larguar nga Kosova shumë kohë më parë, por adresa e tyre e vetme e vendbanimit ka mbetur në Kosovë”, shpjegon Mijaçiq.

Pasaportat e rendit të dytë

DK është themeluar në gusht të vitit 2009 me dekret të Qeverisë së Serbisë, si pjesë e dialogut BE-Serbi për liberalizimin e vizave, i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor të këtij viti.

Kushti i Komisionit Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Serbisë ishte që administratat policore të zhvendosura nga Kosova – për Mitrovicën e Kosovës, Prishtinën, Prizrenin e kështu me radhë – të mos lëshojnë më pasaporta për qytetarët e Serbisë që banojnë në Kosovë. Por që ky autoritet të transferohet në një organ të centralizuar.

Në të njëjtën kohë, Serbisë iu kërkua që të forcojë procedurat e sigurisë për lëshimin e pasaportave që janë të përjashtuara nga regjimi pa viza. Në atë kohë, Komisioni Evropian i frikësohej “emigrimit ilegal” nga Kosova.

Kjo është arsyeja përse shumë serbë të Kosovës – por edhe disa shqiptarë, romë, goranë dhe të tjerë nga Kosova që janë shtetas të Serbisë – janë përpjekur të transferojnë vendbanimin e tyre, të paktën në mënyrë fiktive, në një nga qytetet e Serbisë dhe të marrin pasaporta të rregullta serbe”.

Nuk mund të marrin të gjithë serbët pasaporta të Serbisë

Të tjerët kanë marrë pasaportat e Kosovës. Por kjy nuk është një opsion për Ljubicën, E cila po përpiqet prej vitesh pa sukses të regjistrohet në regjistrin e qytetarëve të Kosovës.

“Nga viti 2000 kemi një vendim të Qendrës Serbe për Punë Sociale, të cilën ministria kompetente e Kosovës nuk e njeh, ndërsa gjykata refuzon ta vërtetojë regjistrimin e Ljubicës nga frika se do t’i njohë autoritetet e Republikës së Serbisë në Kosovë. Ne nuk kemi një listë të lindjeve nga spitali”, thotë babai i Ljubicës, Petar S.

Pa regjistrim, Ljubica nuk mund të marrë letërnjoftim të Kosovës. Ajo nuk është e vetmja. Për shkak të mosnjohjes së ekstrakteve serbe nga regjistrat e vdekjeve, lindjeve dhe martesave, si dhe vendimeve gjyqësore për shkurorëzim dhe vendime të institucioneve të tjera serbe, një numër i konsiderueshëm i serbëve, romëve dhe të tjerëve ende nuk mund të marrin dokumentet e Kosovës.

Numri i saktë i këtyre personave nuk dihet, por dihet se pa pasaporta të Kosovës apo pa pasaporta të rregullta të Serbisë ata nuk mund të udhëtojnë pa viza. Kështu, ata mbeten i vetmi grup në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të shijojë liberalizimin e vizave.

Sa pasaporta të tilla ka saktësisht?

Në vitin 2016 janë lëshuar pak më shumë se 97.000 pasaporta nga DK dhe MPB-ja e Serbisë. Të dhëna më të reja nuk ka. Deri më sot, ky numër ndoshta është përgjysmuar, sepse shumica prej tyre kanë arritur të marrin një pasaportë “të vërtetë” serbe, e një numër i vogël i tyre edhe të Kosovës.

Përvoja e Milica Radovanoviqit nga Mitrovica Veriore flet se sa e rrallë është sot pasaporta e DK. Në një vit e gjysmë të fundit ajo ka udhëtuar në Poloni, Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Greqi me pasaportën e saj të lëshuar nga DK. Në aeroportin e Vjenës, asaj iu desh të shpjegonte se përse ka një vizë greke njëvjeçare kur nuk jeton dhe nuk punon në Greqi.

“U kam shpjeguar oficerëve të kontrollit të pasaportave se kam një pasaportë “speciale” serbe dhe se më duhet vizë për të hyrë në BE. Pa e mbaruar akoma fjalinë, nëpunësja u përgjigj me buzëqeshje: ‘Oh, e di, po më kujtohet, është kaq e rrallë’. Ma ktheu pasaportën dhe më uroi një udhëtim të mbarë.

Komisioni Evropian e njohu këtë problem dhe propozoi liberalizimin e vizave për pasaportat e lëshuara nga DK, me argumentin se nuk ka më rrezik për migrim ilegal dhe se masa është në përputhje me politikën e BE-së për përshpejtimin e procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithëse Komisioni ia paraqiti propozimin anëtarëve të BE-së dhe Parlamentit Evropian në nëntor, ai nuk u diskutua në samitin e BE-së në dhjetor. “Mundësia e radhës është në mars, kur pritet të miratohet ndryshimi i rregullores dhe të përfundojë diskriminimi ndaj këtyre qytetarëve të Serbisë”, thotë Dragisha Mijaçiq.

Prishtina kundër

Pritshmëri të ngjashme ka edhe Petar. “Shpresoj dhe besoj se vendimi do të merret në gjysmën e parë të këtij viti. Unë supozoj se vendimi nuk është marrë vetëm për të inkurajuar serbët që të marrin pasaportat e Kosovës në numër sa më të madh. Ata nuk e kuptojnë se për disa prej serbëve kjo është e pamundur”, thotë ai.

Në pritje të liberalizimit, Ministria e Brendshme e Kosovës së fundi ka lëshuar mbi 287 mijë pasaporta. Në komunat në veri, të banuara kryesisht me serbë, nga gushti deri në tetor të vitit 2023, janë lëshuar 531 pasaporta – pra mbi 300 pasaporta të Kosovës më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo në mediat e Prishtinës u interpretua si një marrje “masive” e pasaportave nga serbët e Kosovës dhe një tregues i një shkalle më të madhe të integrimit.

Të njëjtin argument e përdor edhe qeveria e Kosovës, si dhe njëzet organizata joqeveritare nga Kosova, të cilat publikisht kërkuan nga Komisioni Evropian që të mos lejojë liberalizimin e vizave për pasaportat e lëshuara nga DK, sepse një masë e tillë do të pengonte integrimin e mëtejshëm të serbëve të Kosovës.

Ky vlerësim u kundërshtua nga organizatat joqeveritare që punojnë në komunitetet serbe në Kosovë. Ato nënvizuan se problemet reale për integrim qëndrojnë në pengesat me të cilat ballafaqohet Ljubica S. Ajo me siguri preferon të presë liberalizimin e vizave të pasaportës së DK, sesa të marrë pasaportën e Kosovës./DW/.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Sorensen nesër vjen në Kosovë, do të pritet në takim nga Kurti

Sorensen nesër vjen në Kosovë, do të pritet në takim nga Kurti

8 minuta më parë
Kurti emëron Gërvallën koordinatore për mbrojtje nga dh*una në familje

Kurti emëron Gërvallën koordinatore për mbrojtje nga dh*una në familje

22 minuta më parë
Kurti: Morëm 23 vendime, për investime në komuna dhe projekte publike

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e mbetur në shtetet e Lindjes së Mesme

29 minuta më parë
Gjuriq në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës shkon e ankohet në Rusi

Gjuriqit i dhemb heqja e fusnotës për Kosovën: Rrezikon të minojë besimin e brishtë ndaj Dialogut

57 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH