Një burrë, videoja e të cilit frymëzoi një nga udhëheqësit kryesorë të trazirave të Kapitolit, emigroi në Shtetet e Bashkuara menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020. BBC ka zbuluar se ai dhe gruaja e tij vazhdojnë të inkurajojnë dhunën politike në llogaritë e tyre në mediat sociale, një trend që shqetëson ekspertët e ekstremizmit.
Tre ditë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ndërsa rezultati ishte ende në dyshim, një kimist nga Beogradi po emocionohej.
I ulur para një muri të bardhë bosh, ai ndezi një videokamerë dhe shkarkoi opinionet e tij për politikën në Shtetet e Bashkuara – një vend që nuk e kishte vizituar kurrë.
“Përshëndetje sërish nga djali serb”, nis ai.
Ai kërkon falje që u emocionua në një video të mëparshme: “Kisha frikë si dreqin. Por tani, kur vazhdoj të shoh mijëra prej jush duke bërë gjënë e duhur, nuk kam më frikë”.
Më pas, në një parathënie të ngjarjeve që ndodhën në Kapitolin e SHBA-ve, dy muaj më vonë, ai bën thirrje për sulme kundër zyrtarëve amerikanë të zgjedhjeve.
“Ata duhet të kenë frikë kur numërojnë fletëvotimet e rreme. Ata duhet të mendojnë nëse do të dalin të gjallë prej andej?”
“Po, po ju bëj thirrje për dhunë”, thotë ai. “Nëse kjo është mënyra e vetme, kujt i intereson?”