Partia Socialiste e Serbisë ka dorëzuar në Kuvendin e Serbisë një Rezolutë për anëtarësimin e vendit në BRICS.
Një rezolutë e ngjashme tashmë është dorëzuar në Kuvendin e Serbisë në gusht të vitit 2023. Por, deputetët nuk kanë pasur kohë ta shqyrtojnë për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në janar, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov raportoi se në këtë moment, “tashmë është formuar një linjë e vendeve që kërkojnë të bëhen anëtarë të BRICS”.
Përndryshe nuk ka pasur akoma asnjë reagim nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian.