Të gjithë mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës përmes Serbisë, nga sot do të duhet të japin më shumë para për shfrytëzimin e atyre rrugëve.
Kjo është bërë e ditur nga ministria e Transportit në Serbi, që theksoi se çmimet janë ngritur për 10 për qind.
Shoferët që shfrytëzojnë autostradën Beograd-Shid do të paguajnë 4.27 euro në vend të 3.85 sa ishte më herët.
Në anën tjetër është bërë e ditur se tarifa më e lartë do të jetë për të gjithë ata që kalojnë nëpër autostradën Beograd-Dimitrovgrad, që do të kushtojë 14.27 euro.