Me rezultatin e barabartë 1-2, është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Islandës dhe Kosovës.
Islandezët dhe Dardanët po luajnë në Murcia të Spanjës në sfidën kthyese të Play-off-it në Ligën e Kombeve.
Islandezët më mirë e nisen ndeshjen dhe vetëm pas dy minutave përmes Oskarsson kaluan në epërsi prej 1-0.
Megjithatë, Dardanët shumë shpejtë i rehabilituan radhët e veta duke e kërkuar golin e barazimit.
Ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili në minutën e 35-të barazoi shifrat në 1-1. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë në minutën e 45-të për avantazhin e Kosovës në 1-2, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.
Kosova është afër kualifikimit historik, Ligës B në Ligën e Kombeve.