Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se edhe pa opozitën arrijnë të miratojnë ligje dhe vendime të tjera për shkak të shumicës parlamentare që posedojnë.
“Nuk është asgjë e re, në fakt nëse e shikoni paternin e partive të opozitës në asnjë nga të gjitha miratimet që kanë ndodhur në këtë legjislaturë s’ka marrë pjesë. Ne po, e kemi shumicën parlamentare, siç e keni parë edhe javën e kaluar në votimet e thjeshta arrijmë të miratojmë ligje dhe vendime të tjera. Për opozitën nuk kam çka të them, kanë vendosur një rrugë tjetër, është çështje e vendimmarrjes së tyre”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
Këtë deklaratë Kusari-Lila e bëri pas AAK dhe LDK thanë se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2025 në seancën e cila është caktuar të mbahen më 11 nëntor me fillim të orës 10:00, njofton Klankosova.tv.