Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Deputetja britanike i reagon BE-së: Nuk keni çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë

    Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet

    Ishte 9 vjeç kur Mallorca fitoi Kupën, Muriqi: Në atë moshë punoja, futbolli pas luftës ishte një hobi

    Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas në La Liga

    Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë mes Orban dhe Magyar

    Udhëheqësit botërorë do të mblidhen në Antalya të Turqisë për Forumin e Diplomacisë më 17-19 prill

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi

    Trump: Marina amerikane do të ndalojë hyrje-daljet në Ngushticën e Hormuzit

    Dështon armëpushimi për Pashkë, Ukraina e Rusia akuzojnë njëra tjetrën

    Kurti: Jetët e dhëna për çlirimin e Kosovës janë në themelet e lirisë

    ShBA citon “vija të kuqe”, por Irani thotë se kërkesat janë të ‘tepruara’

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sfidat e politikës gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor

06 Korrik 2024, 17:37
në Lajme
Sfidat e politikës gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor
Share on FacebookShare on Twitter

Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: përbërjen e re të parlamentit në Bruksel, rikthimin e mundshëm të Trump dhe situatën gjithnjë e më të paqëndrueshme në vetë rajon.

Njëzet vjet pas zgjerimit të fundit të madh të Bashkimit Evropian është një rast për të hedhur një vështrim ndaj politikës së jashtme gjermane gjatë kësaj periudhe, sidomos lidhur me marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore, shumica e të cilave presin të anëtarësohen në BE.  Prandaj këtë javë në parlamentin gjerman u diskutua mjaft për këto tema e madje jo si zakonisht në komisione apo në seanca, por në forume speciale, që lidhen në një mënyrë apo në një tjetër me Evropën Juglindore.

Shoqata për Evropën Juglindore (SOG) organizoi dy tubime, njëri me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-presidentit dhe nderit të SOG-së dhe politikanit, Gernot Erler, dhe tjetri me rastin e dhëbies së Çmimit të Solidaritetit të Gazetarëve të SOG-së, akorduar gazetarit Xhabir Memedi Deralla.

Brnabiq nuk mori pjesë në forume

Në pozicionin e tij si Sekretar Shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në kabinetin e parë të Angela Merkelit, Gernot Erler e formësoi në një masë të konsiderueshme  drejtimin e politikës së jashtme gjermane edhe lidhur me Evropën Juglindore. Politikani social-demokrat ishte njëri nga ata që u angazhua fort për njohjen e Kosovës, gjë që siç tha politikani dhe panelisti kristian-demokrat Peter Beyer, nuk ishte e vetëkuptueshme në Berlinin politik.

Është interesant fakti se në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, që zhvillohej forumi kryetarja e re e Kuvendit të Serbisë dhe ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ishte për vizitë në ndërtesën e Bundestagut, por ajo nuk mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Shoqata për Evropën Juglindore (SOG). .

Përveç Peter Beyer dhe Manuel Sarrazin, kryetari i SOG-së dhe i ngarkuar i posaçëm i qeverisë gjermane për çështjet e Evropës Juglindore, në forum ishte i pranishëm edhe Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Konflikte të reja të mundshme në Ballkan

I pyetur nga DW lidhur me ripërtëritjen e konflikteve të armatosura në Ballkan, Erler tha se ky opsion është i mundshëm nisur nga përkeqësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë së fundmi. “Ne gjithashtu duhet të mbajmë parasysh se është në interesin e Putinit të nxisë një konflikt të ri të armatosur në Evropë, i cili do të largonte vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe do të përfaqësonte skenarin më të keq të mundshëm për Perëndimin”, tha Erler.

Hoxhaj nuk mendon se mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë konflikte të reja si ai i fundit të viteve nëntëdhjetë. “Por në të njëjtën kohë duhet thënë se deri vonë askush nuk e besonte se kishte ende ushtarë që ishin gati të sulmonin ushtarët e NATO-s, siç ndodhi vitin e kaluar në veri të Kosovës”, paralajmëroi ish-ministri i Jashtëm. Ai tha se “Serbia është e gatshme të bëjë shumë për të aneksuar veriun e Kosovës”.

Në intervistën e tij për DW, Erler shpreh disa herë habinë e tij për faktin se presidenti serb Aleksandar Vuçiq arrin ta shesë veten si mbështetës i madh i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa nga ana tjetër punon në favor të Rusisë. “Jam i befasuar që Brukseli tani ka vendosur të përfundojë negociatat me Gjeorgjinë për shkak të miratimit të ligjeve që favorizojnë Rusinë, kur në të njëjtën kohë Serbia bën lëshime shumë më të mëdha ndaj Kremlinit”, tha Erler.

Frikë nga Grenell dhe Trump

Gjatë forumit u përmend vazhdimisht çështja e ndryshimit të marrëdhënieve globale dhe ndikimi në Evropën Juglindore në rast të rifitores së Donald Trumpit. Përfaqësuesi i kristian-demokratëve dhe ish-raportuesi për Ballkanin Perëndimor i grupit parlamentar të Demokristianëve në Bundestag, Peter Beyer, i kushtoi vëmendje veçanërisht ish-ambasadorit të Trumpit në Berlin dhe të dërguarit të mëvonshëm special të Shtëpisë së Bardhë për negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

“Grenell ka qenë vazhdimisht në rajon dhe përsëri në vitet e fundit nën kush e di se çfarë justifikimi,” tha Beyer, i cili ka qenë koordinator për marrëdhëniet transatlantike në qeverinë e Angela Merkelit. Ai shprehu frikën se nëse Trump vjen sërish në pushtet, çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën BE dhe Gjermania e refuzojnë si një opsion jashtëzakonisht të rrezikshëm, mund të shtrohet sërish për diskutim.

“Trumpi është i bindur se nëse vjen në pushtet, do ta përfundojë luftën në Ukrainë brenda një dite dhe ndoshta mendon se do ta zgjidhë edhe problemin e Serbisë dhe Kosovës. Mendoj se duhet të përgatitemi për shumë gjëra. Dhe kjo nuk vlen vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për Bosnjë-Hercegovinën”, paralajmëroi Beyer.

Ballkani Perëndimor në plan të dytë edhe në Bruksel

Në forum u fol edhe për fokusin e BE-së në Ballkanin Perëndimor pas ndryshimeve në Bruksel, sepse përbërja e re e Parlamentit dhe Komisionit të BE-së mund ta kalojë Ballkanin Perëndimor në plan të dytë.

“Ekziston rreziku që asambleja e re e Parlamentit Evropian të fokusohet në komisione tërësisht tek problemi i Ukrainës dhe t’i kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor. Kjo është e rrezikshme sepse edhe në këtë rajon ekziston rreziku i ndezjes së konflikteve të vjetra dhe krijimit të pikave të reja të nxehta”, tha një nga pjesëmarrëset e forumit, ish-zëvendëspresidentja e qeverisë bullgare, Meglena Pugaçieva.

Si një nga problemet që pengon vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së përmendet vazhdimisht presioni ndaj mediave. Kjo u tha disa herë edhe në forumet e zhvilluara në Bundestag. Për problemet me të cilat përballen mediat foli Xhabir Memedi Deralla, gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut nga Maqedonia e Veriut, fitues i sivjetshëm i Çmimit të Solidaritetit të Gazetarëve të Shoqatës për Evropën Juglindore (SOG).

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Deputetja britanike i reagon BE-së: Nuk keni çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë

Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet

44 minuta më parë
Ishte 9 vjeç kur Mallorca fitoi Kupën, Muriqi: Në atë moshë punoja, futbolli pas luftës ishte një hobi

Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas në La Liga

2 orë më parë
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë mes Orban dhe Magyar

Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë mes Orban dhe Magyar

2 orë më parë
Udhëheqësit botërorë do të mblidhen në Antalya të Turqisë për Forumin e Diplomacisë më 17-19 prill

Udhëheqësit botërorë do të mblidhen në Antalya të Turqisë për Forumin e Diplomacisë më 17-19 prill

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH